KMDLNj: Vendimi i Speciales për kompenzim të viktimave ka bazën e gabuar ligjore - NACIONALE

KMDLNj: Vendimi i Speciales për kompenzim të viktimave ka bazën e gabuar ligjore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, i cili e obligon ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa, t`i kompenzoj viktimat për të cilat është dënuar me 207 mijë euro.

Përmes një reagimi për medie, këshilli ka bërë me dije se kjo gjykatë nuk mund ta detyrojë Qeverinë e Kosovës që t’i kompensojë viktimat e luftës.

Gjykata Speciale në Hagë vendimin për zhdëmtim të viktimave e mbështet në Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë e ka bazën e gabuar ligjore sepse në këtë ligj nuk përmendet mundësia që as drejtpërdrejtë e as në mënyrë të tërthortë të bëhet zhdëmtimi i viktimave të supozuara që janë shkaktuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo kompensimi në baza mujore siç parashihet për kategoritë e tjera që trajtohen nga ky Ligji”, është thënë në reagim.

Më tej, KMDLNj ka vlerësuar se nuk ka asnjë bazë ligjore që kjo të realizohet.

Këshilli ka vlerësuar se për të ndodhur kjo fillimisht duhet të krijohet baza ligjore.

Rrjedhimisht për këtë arsye Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë nuk mund të ngarkohet me detyrime që nuk janë të rregulluara me ligj. Për ta ekzekutuar vendimin e Gjykatës Speciale duhet të krijohet një bazë ligjore sikur që edhe ekspertë nga Kosova duhet të ngarkohen me përgjegjësi me përcaktimin e shumës së zhdëmtimit. Sipas ligjeve të Kosovës ekzekutimi i zhdëmtimit duhet të bëhet përmes procesit të përmbarimit ndërsa Gjykata Speciale nuk ka përmbarues të saj në ndërkohë që nuk i beson asnjë institucioni të Kosovës përfshirë këtu edhe përmbaruesit prandaj kërkon të formohet një autoritet mbikëqyrës për zbatim të urdhrit për dëmshpërblim”, ka vlerësuar KMDLNj.

Lajme të ngjashme