Klubi i njohur anglez nis negociatat me Barcelonën për shërbimet e Rey Manaj
Watford tashmë ka nisur negociatat me Barcelonën për transferimin e sulmuesit Rey Manaj.
Që sa kohë ka raportime se Getafe do ta transferonte shqiptarin, por kësaj gare i është bashkuar edhe klubi anglez që synon rikthimin në Premierligë.
Sipas “Mundo Deportivo”, Manaj do të huazohet te Watford edhe pse ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 dhe në rast që klubi vendos të nënshkruajë përfundimisht, atëherë katalunasit do kenë një përqindje nëse 25-vjecari do të shitet në të ardhmen.
Manaj edicionin e kaluar ishte huazim te Spezia, skuadër kjo që nuk e aktivizoi klauzolën e blerjes për 2.7 milionë euro. Qendërsulmuesi aty shënoi pesë gola në 30 ndeshje të Seria A dhe u vlerësua lartë për paraqitjet e mira.