Klubi i Biznesit shënon një-vjetorin e themelimit - NACIONALE

Klubi i Biznesit shënon një-vjetorin e themelimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi i Biznesit ka shënuar një vjetorin e themelimit. Përmes një komunikate për medie, klubi ka bërë me dije se kjo iniciative është bërë e mundur nga kontributi i anëtarëve themeltarë, të cilët përfaqësojnë 6 nga korporata në vend.

Sipas komunikatës, klubi po shënon sukseset e veta, duke u shtrirë në të gjithë boten.

Është kënaqësi e veçantë që sot kur po i mbushim një vit, tanimë mund të flasim për suksese. Edhe pse një vit sfidues për ekonominë e Kosovës, ne shikojmë nga e ardhmja sepse ajo është padyshim e begatë. Ne si Klub i Biznesit do të luajmë rolin tonë në këtë rrugëtim, duke ofruar partneritet për gjithsecilin që ka synim fuqizimin e ekonomisë së vendit përmes një roli udhëheqës të sektorit privat.”, citohet të këtë thënë Ilir Ibrahimi, drejtor menaxhues i Klubit të Biznesit.

Lajme të ngjashme