Klinaku pas intervestimit të Haxhi Shalës: Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën ZPS-ja - NACIONALE

Klinaku pas intervestimit të Haxhi Shalës: Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën ZPS-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka reaguar pas bastisjes dhe intervistimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Haxhi Shala.

Klinaku ka thënë se këto bastisje, arrestime dhe ekstradimet për në Hagë, bëhen për të mbuluar dështimet dhe skandalet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ai ka shkruar se pengimin e drejtësisë po e bënë ZPS-ja.

Reagimi i tij:

Pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin Haxhi Shala, bëhen për t'i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre.

Lajme të ngjashme