Klinaku i ashpër me Qeverinë Kurti: Kjo qeveri ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së - NACIONALE

Klinaku i ashpër me Qeverinë Kurti: Kjo qeveri ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveri nuk po kujdes për veteranët e UÇK-së.

Sipas tij, Qeveria Kurti po punon kundër veteranëve.

“Kjo qeveri ka punuar kundër veteranëve të luftës. E dyta, ju e dini se ne kemi pasur protesta sepse i kanë hequr veteranët nga paga minimale”, ka thënë Klinaku për “Front Online”.

Ai ka bërë me dije se veteranët presin që Gjykata Kushtetuese ta rrëzon Ligji për Pagën Minimale, ku Qeveria ka përjashtuar veteranët nga rritja e pensioneve.

“Për shkak të kësaj ne kemi biseduar me disa deputetë të Kosovës, që e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe kemi pritë dhe po e presimin vendimin e GJK-së sepse kjo”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme