"Kaos qeveritar", anëtari i PDK-së publikon pamje që dyshohet se janë nga arkivi i Ministrisë së Gërvallës - NACIONALE

"Kaos qeveritar", anëtari i PDK-së publikon pamje që dyshohet se janë nga arkivi i Ministrisë së Gërvallës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka publikuar disa fotografi me dokumente në gjendje të mjerueshme për të cilat pretendon se janë të arkivit në Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.

Hajdari ka shtruar një sërë pyetjesh për minsitren Gerëvalla. Ai më tej ka thënë se kjo pamje “simbolizon kaosin qeveritar të Kosovës sonë.”

"E tmerrshme, padyshim, por e pritshme! Amatorët e qeverisë janë duke e marrë në qafë çdo sektor. Kjo pamje simbolizon kaosin qeveritar të Kosovës sonë. nKthjellu, Donikë! Kthjellu, Albin! A po ju vjen marre more?", ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi:

Lajme të ngjashme