“Kjo është Serbia për pakicat kombëtare”: Këshilltarja e Kurtit ndalohet dy herë brenda ditës nga policia serbe - NACIONALE

“Kjo është Serbia për pakicat kombëtare”: Këshilltarja e Kurtit ndalohet dy herë brenda ditës nga policia serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginë të Preshevës, ka bërë me dije se brenda një dite dy herë është ndaluar nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ndalimin ka ndodhur në piken kufitare Muçibabë.

Ajo ka treguar se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë asnjë arsyetim për këtë ndalim.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe. Për herë të dytë brenda të njëjtës ditë. Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm. Edhe kësaj radhe pa asnjë sqarim e arsyetim! Thjeshtë ndalesë! Kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare”, ka shkruar Sinani.

Lajme të ngjashme