“Kjo është racizëm", Ymeri kritikon deputeten Reshitaj pas 'shqetësimit' për burimin e materialit gjenetik - NACIONALE

“Kjo është racizëm", Ymeri kritikon deputeten Reshitaj pas 'shqetësimit' për burimin e materialit gjenetik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me një këndvështrim racist, deputetja Albena Reshitaj ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me burimin e materialit gjenetik për fertilizimin e asistuar, duke theksuar mund të merret nga vende si Serbia, Turqia dhe shtete të tjera.

“I thashë ku e marrin materialin gjenetik, më tha prej Serbisë, Ukrainës, Turqisë, Qipros. Paramendoni nëse e bëjmë një ADN të atyre fëmijëve, çka mundet me na dalë”, tha ajo në "Debat Plus".

Reagimi i menjëhershëm erdhi nga Visar Ymeri, i cili e konsideroi këtë si një formë racizmi.

“Kjo është racizëm, nuk flitet kështu, nuk bën me fol kështu”, deklaroi ai ndër të tjjera.

“Nëse thoni që brenda vendit me marrë materialin gjenetik, del incest, jashtë po thoni jo s’duhet, ku ta marrim materialin gjenetik?”, tha më tej Ymeri.

Lajme të ngjashme