Kjo është gjendja shëndetësore e të rinjve që u therën me thikë në Viti - NACIONALE

Kjo është gjendja shëndetësore e të rinjve që u therën me thikë në Viti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta, pas një përleshje që ka ndodhur në Viti, dhe rreth kësaj ngjarje janë arrestuar tre persona dhe dy të tjerë gjenden në arrati.

Tre prej tyre janë transferuar në QKUK për ta vazhduar trajtimin.

Për gjendjen shëndetësore të tyre ka folur, Specializanti i Emergjencës, Kadri Qetaj.

Ai u shpreh se tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Tre pacientët të cilët i kemi pranuar sonte, momentalisht janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Dy prej tyre kanë qenë me plagë në pjesën e barkun dhe të krahërorit, ndërkaq pacienti i tretë ka ardhur më vonë dhe ka qenë në gjendje pak më të keqe se dy të parët, edhe ky ka pasur plagë në regjionin e krahësorit dhe një plagë në dorën e djathtë, por momentalisht që të tre janë në gjendje stabile”, u shpreh ai për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme