Kjo është drejtoresha e re e SHSKUK-së
Ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.
Kjo u konfirmua nga vet zyra e ShSKUK-së.
“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi”, thuhet në njoftimin e zyrës.
Në vend të Krasniqit, është emëruar gjinekologjia e Klinikës së Gjinekologjisë, Pranvera Zjenullahu-Raci.
Zejnullahu-Raci punon që disa vite në këtë klinikë por asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë pozitë drejtuese ose shefe reparti. Ajo ka qenë e angazhuar në disa reparte në këtë klinikë, ndërsa së fundmi ka punuar në Operativë, repart ky i cili udhëhiqet nga Zef Ndrejaj.
Ky i fundit është përzgjedhur drejtor klinike dhe pritet të marr mandatin këto ditë.

Zejnullahu-Raci poashtu është e angazhuar si asistente e rregullt në Fakultetin e Mjekësisë ku merr edhe rrogë primare.