Kizolli shpall kandidaturën, i hyn garës për kryetar të VV-së në Prizren
Subjekti më i madh në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të mbaj procesin e brendshme zgjedhor të partisë.
Ish-kandidati i VV-së për deputet Beni Kizolli do të jetë kandidat i Qendrës në Prizren. Kështu bëri të ditur Kizolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ish-kandidati për kryetar të Prizrenit nga Partia Konservatore, e që më vonë iu bashkua partisë së Kurtit shkroi se VV-së i nevojitet diskurs e organizim i ri politik në mënyrë që Prizreni të rikthehet nën qeverisjen e VV-së, e cila menaxhoi këtë komunë për katër vite.
“Lëvizja filloi me vështirësi, por arriti shtrirje. Presionet e ndryshme tentuan ta izolojnë dhe margjinalizojnë, por ajo u zhvillua. Rrethanat e vështirësuan vazhdimin, por Lëvizja e arriti fitoren. Pushtetin ia morën me pazare politike, por ajo u rikthye edhe më e fortë. Krahas këtyre zhvillimeve në nivelin lokal, e arritëm pushtetin dhe nga faktorët e ndryshëm, të brendshëm dhe të jashtëm, na u pamundësua vazhdimi”, shkroi Kizolli ndër tjerash.
Kizolli kishte qenë drejtor i urbanizmit nën qeverisjen e Mytaher Haskukës.
Postimi i plotë: