Kina shënon rekord të rasteve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë - NACIONALE

Kina shënon rekord të rasteve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kina e ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të rasteve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë pavarësisht nga masat e rrepta kufizuese.

Virusi është përhapur në disa qytete të rëndësishme, përfshirë kryeqytetin Pekin dhe qendrën tregtare jugore, Guangzhou, raporton televizioni BBC.

Të mërkurën, ky shtet regjistroi 31.527 raste – dukshëm më shumë se rreth 28.000 rastet e regjistruara në prill, kur qyteti më i madh kinez, Shangai, ishte në izolim.

Politika zero Covid e Kinës ka shpëtuar jetë në shtetin me 1,4 miliard banorë, por gjithashtu u ka dhënë goditje ekonomisë dhe jetës së njerëzve të rëndomtë.

Sidoqoftë, vala e ngritur e rasteve të reja vjen disa javë pas lehtësimit të disa masave kufizuese. Autoritetet e zvogëluan kohën e izolimit për kontaktet e ngushta të të infektuarve nga shtatë ditë në qendra shtetërore në pesë ditë, ndërsa tri ditë në shtëpi. Autoritetet gjithashtu nuk i regjistronin më kontaktet dytësore, masë që u mundësoi shumë njerëzve ta shmangnin karantinimin.

Zyrtarët kinezë kanë njoftuar se qyteti qendror, Zhengzhou, do të zbatojë izolim për gjashtë milionë banorë nga e premtja.

Lajme të ngjashme