Kimete Berisha e quan të trentë Qeverinë Kurti: Nagavci ishalla bëhet rahat me frizurë
Opinionistja Kimete Berisha, përmes një statusi në Facbook, ka shkruar rreth situatës me grevën në arsim, duke e kritikuar ministren Arbërie Nagavci.
Berisha mendon se ministrja Nagavci nuk është e aftë ta ndaloj grevën, pasi sipas saj “preokopim” mbetet frizura dhe dukja e saj.
Statusi i plotë:
Një qëndrim - një frizurë.
Arbërie Nagavci, u bë tebdil.
Në njërin portal u bën thirrje mësimdhënësve ta ndërprejnë grevën - me frizurë boby - të shkurta;
- Në tjetrin portal me flokë të gjata me dredha;
- në portalin e tretë, frizurën fenir.
- Në portalin e katërt - me punxhë.
- Me një rast i fluturojnë shishkat sikur ndodhet me hundë para ventilatorit.
Kjo me ndal grevën në arsim jo, po ishalla po bëhet rehat me frizurë.
P.S. Në anën tjetër, Kryeministri po e pengon Serbinë të bëj gabime. Po ndërhyh në gabimet e armikut.
Serbisë, po ia zbulon planin 'sekret' për sulm ndaj Kosovës.
Qeveri e trentë.
Një qëndrim - një frizurë. Arbërie Nagavci, u bë tebdil. Në njërin portal u bën thirrje mësimdhënësve ta ndërprejnë...
Posted by Kimete Berisha on Sunday, September 18, 2022