Kimete Berisha e ashpër: Institucionet e drejtësisë shfrytëzohen për fshehjen e krimeve, jo ndriçimin - NACIONALE

Kimete Berisha e ashpër: Institucionet e drejtësisë shfrytëzohen për fshehjen e krimeve, jo ndriçimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kimete Berisha, opinioniste, ka publikuar një shkrim të gjatë, me një titull goxha të fuqishëm “Shtet kriminal!”.

Në shkrimin e saj, Berisha është pajtuar me fjalët e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“1. Kur edhe nga unë lexoni se Albulena Haxhiu ka të drejtë diçka - dijeni se u bë nami. Dhe u bë!

Ajo dje e tha të vërtetën.

Bile nuk guxoi ta thotë plotësisht të vërtetën.” – shkroi ajo.

Por cila është e vërteta e plotë, sipas Berishës?

“E vërteta e plotë është se Institucionet e Drejtësisë në Kosovë janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen për fshehjen e krimeve, e jo për ndriçimin e krimeve.

Jo nga qeveria, por Institucionet e Drejtësisë së Kosovës (dhe krejt Institucionet), janë të kapura nga grupe kriminale, që kur janë krijuar i shërbejnë krimit.” – shkroi tutje ajo.

Lajme të ngjashme