KiE del me komunikatë për Kosovën. përshëndesim "listën e gjatë të zotimeve" të dhëna nga autoritetet kosovare
Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) “ka rekomanduar që Kosova* të ftohet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, thuhet në një komunikatë dërguar për media nga KiE.
“Duke miratuar një projekt-opinion në një takim të mbajtur sot në Paris, bazuar në një raport të Dora Bakoyannis (Greqi, EPP/CD), komiteti përshëndeti listën e gjatë të angazhimeve të marra me shkrim nga autoritetet e Kosovës dhe theksoi se ‘aderimi do të çonte në forcimin e standardeve të të drejtave të njeriut duke garantuar qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të gjithë personat që janë nën juridiksionin e Kosovës’”.
Vendimi përfundimtar për anëtarësim ose jo të Kosovës, theksohet në komunikatë, “merret nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës”.
“Komisioni rekomandoi gjithashtu që Asambleja të hapë një procedurë monitorimi për Kosovën, në mënyrë që të sigurohet respektimi i zotimeve dhe obligimeve të marra që nga aderimi i saj”, thuhet në komunikatë.