Kica-Xhelili: U munduan ta tregojnë të vërtetën time që nuk ka të bëjë fare me mua - NACIONALE

Kica-Xhelili: U munduan ta tregojnë të vërtetën time që nuk ka të bëjë fare me mua

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në daljen e saj të parë publike pas largimit nga Lista Guxo, deputetja Doarsa Kica-Xhelili, anëtarja më e re e LDK-së, iu përgjigj kritikave në lidhje me kalimin e saj në partinë e re.

Ajo gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së deklaroi se nuk ishte ndjerë e fyer nga kritikët në lidhje me largimin nga Lista Guxo.

“Sot, jam para jush e për herë të parë në Forumin e Gruas së LDK-së, si një grua e LDK-së. Ditët që shkuan, të tjerët u munduan ta tregojnë të vërtetën time që nuk ka të bëjë fare me mua. Dhe, absolutisht, unë nuk ndjehem e fyer e lëre më e dobësuar, nga kushdo që mendon që biografia e një gruaje në Kosovë mund të tregohet të tjerët, përveç saj. Sikurse nuk do të lejoj që biografia e cilësdo grua në Kosovë të reduktohet në numër nga shoqëria e nga sistemi i drejtësisë. Sot, ne flasim për fuqizimin e gruas e shpesh, kur mendojmë thellë lidhur me atë që politika duhet ta ofrojë, harrojmë që gjithçka që bëhet për gratë, në të vërtetë, buron nga vetë ato. Nga ajo që gratë tërë jetën e tyre kanë ditur ta bëjnë kaq mirë e kaq fuqishëm: që të mos heqin dorë kurrë.” – ka shkruar Kica-Xhelili mes tjerash në Facebook.

Fjalimi i plotë:

Lajme të ngjashme