Kica-Xhelili paralajmëron se do të bëjë adresime nga shtëpia, meqenëse nuk mund të dalë në terren - NACIONALE

Kica-Xhelili paralajmëron se do të bëjë adresime nga shtëpia, meqenëse nuk mund të dalë në terren

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka paralajmëruar se do të bëjë video-adresime, ashtu siç bëri sot, nga shtëpia, në pamundësi për të dalur në terren, meqenëse është shtatzënë dhe nuk është në gjendje të jetë prezente.

E njejta ka ftuar qytetarët që të propozojnë tema për bashkëbisedim.

E plotë:

Në pamundësi që të jem në terren e t’iu takoj, do të mundohem të adresoj tema nga shtëpia 🙂. Nuk e di nëse do të arrij çdo ditë sepse varet nga gjendja ime, por do të mundohem kohë pas kohe, si sot.

Të flasim për çështje që përnjëmend n’a shqetësojnë.

Nga mesazhet që pranoj, këto janë temat që më janë drejtuar deri tani.

Cilën e dëshironi në adresimin e radhës?

👍🏻

“Pse po rrezikohet demokracia në Kosovë?”

❤️

“Si nëna të reja, dhe ti duke qenë shtatzënë, a na sqaron te lutem cilat janë të drejtat tona të punës sepse ka shumë raste qe i largojnë nga puna per këtë arsye?”

🤗

“Cilat janë skandalet më të mëdha të kësaj qeverie?”

😆

“Cilat mendon se jane top 3 prioritetet qe shteti duhet te merret urgjentisht me to”?

Ndërkohë lirisht më shkruani në komente apo mesazhe për pyetje dhe tema shtesë.

Lajme të ngjashme