Kica-Xhelili pas takimit me gazetarë: Një takim normal, për shkak të një situate jonormale në vend
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e ka quajtur si takim normal, takimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me me gazetarë dhe opinionistë.
Kica-Xhelili ka thënë se takimi ishte normal dhe u zhvillua për shkak të një “situate jonormale në vend”
“Një takim normal, plotësisht normal, për shkak të një situate jonormale në vend; një takim të shëndoshë, madje pa asnjë shenjë partiake, me gazetarë dhe opinionistë, në mes të Prishtinës, për t’a diskutuar gjendjen dhe orientimin diplomatik të Kosovës - pushteti e mbështetës të pushtetit kanë vendosur ta shtrembërojnë. Dehumanizojnë.” – ka shkruar ajo.
Tutje, ajo ka pyetur se “kush ka mbetur i mirë” për pushtetin në Kosovë.
“Çfarë injorance e paskajshme! Kush ka mbetur i mirë për ju në këtë vend? Vetëm ata që mendojnë si ju dhe ekskluzivisht takohen vetëm me ju dhe askënd tjetër?”
“Merreni një ishull e vetizolohuni atje e po të doni çmenduni brenda panikut tuaj. Kosova e tillë nuk është e nuk ju lejojmë ta shndërroni në të tillë.” – përfundon shkrimi i saj.
Reagimi i plotë:
