Kica-Xhelili: Nëse pushteti arrin të ushtrojë kontroll mbi Kushtetuesen, ky shtet s’është më demokraci
Sipas deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, Gjykata Kushtetuese mbetet mekanizmi i vetëm i opozitës për “ta ruajtur shtetin”.
Ajo ka paralajmëruar se në rast se pushteti aktual arrin të ushtrojnë kontroll mbi Kushtetuesen, shteti i Kosovës “s’është më demokraci”.
“Elementi i vetëm që i ka mbetur opozitës për ta ruajtur këtë shtet, këtë demokraci, është Gjykata Kushtetuese. Absolutisht, nëse këta arrijnë t’i votojnë disa njerëz shtesë në Gjykatën Kushtetuese, dhe me rikonstruktu KPK-në qysh janë nisë, ky shtet s’është më demokraci. Pastaj duhet pyetur qytetarin e Kosovës, si çka e ke paramenduar Kosovën kur e ke dashur të çliruar, si shtet demokratik që e ki ti në dorë si sovran, apo e ke paramenduar në atë që i gjithë populli i nënshtrohet një njeriu”, tha ajo në "Debat Plus".