Kica-Xhelili e LDK-së: Kur hetohet dikush i VV-së thonë “s’po e di Albin Kurti, po e rrejnë” - NACIONALE

Kica-Xhelili e LDK-së: Kur hetohet dikush i VV-së thonë “s’po e di Albin Kurti, po e rrejnë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar qasjen e Vetëvendosjes për sistemin e drejtësisë.

Ajo ka thënë se diskursi i VV-së në raport me drejtësinë kur hetohet anëtarët e tyre është krejt tjetër në krahasim me të partive tjera.

Kur hetohet një i afërm i Lëvizjes Vetëvendosje thonë “Nuk po e di Albin Kurti, po e rrejnë.” – ka shpejguar ajo.

Kur hetohet një i afërm i Lëvizjes Vetëvendosje thonë “Nuk po e di Albin Kurti, po e rrejnë. Kur hetohet dikush i LDK-së çka thonë? “Dost i Lumir Abdixhikut”. Kur hetohet dikush i Vetëvendosjes thonë “Mos bëni gjyq publik”, kur hetohet i LDK-së ” E kanë zënë hajnin.” – ka thënë ajo në Rubikon.

Lajme të ngjashme