Kica dhe Ramadani përplasen në konferencë: "Po të shkruajnë se çka me thënë këtu"
Konferenca “Information Integrity & AI: Impact in a Global Elections Year”, e organizuar nga NDI-ja ku po diskutohet për media, për zgjedhjet dhe ndikimin e tyre të thellë në demokraci.
Pjesmarrës në konferencë janë edhe Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje, Doarsa Kica Xhelili nga LDK, dhe Blerta Deliu nga PD.
Gjatë bisedës për një temë tjetër, Kica Xhelili i drejtohet Ramadanit të VV-së duke e akuzuar se po merr informata se çfarë të thotë në konferencë, nga Dejona Mihali.
“Që tre herë jam duke e kthyer kokën, në Whatsapp po të shoh duke komunikuar me Dejona Mihali, që është ka të thotë çka me thënë këtu”, raporton gazeta online Reporteri.
Ramadani u përgjigj se po lexon raportin e UNDP, dhe jo çfarë I thonë të tjerët, dhe nëse do të kishte qenë në Kuvend Zonja Xhelili do të kishe të drejtë, sepse atje ka imunitet, e këtu I mungon kjo.
“Kur lexova diçka, kur më shkruajti një aktiviste, nuk e kam marrë lejen e saj, por ma dërgon një link ku thotë se; tregoj Doarsës që nuk e ka thënë Vetëvendosja por UNDP. Është raport i UNDP-së, ku thotë sa janë të sigurt serbët në Kosovë”, u përgjigj Ramadani.