KGJK: Rasti i 11-vjeçarës nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë - NACIONALE

KGJK: Rasti i 11-vjeçarës nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur konferencë për media, pas deklaratave të kryeministrit Kurti.

KGjK-ja, tha se nuk ka asnjë kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë që nuk është përgjigjur KGjK-ja, por nuk do të lejojë që asnjë institucion të ketë çasje në të dhënat e qytetarëve që kanë precedent penal.

Kjo konference u ndërpre nga disa protestues, të cilët kërkuan shkarkime dhe arrestime për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

Ndërsa nga Këshilli than se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë më parë.

“Ka diçka që duhet thënë në mënyrë publike, që ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, njëri nga 11 të pandehurit që sot ndodhen në gjykatë është e vërtetë që ka precedent penal dhe ka veprat në gjykatë, por kush mbanë përgjegjësinë për mungesën e rehabilitimin të këtij personi?”, u tha në konferencë.

Konferenca u ndërpre, për të vazhduar në një sallë tjetër.

Lajme të ngjashme