KGJK mbanë mbledhje të jashtëzakonshme
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka njoftuar përmes një komunikate për media, se do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme, sot (e premte), duke filluar nga ora 18:00.
Brenda komunikatës, thuhet se aty do të diskutohet, lidhur me mbarëvajtjen e punës në gjykata.
“Në bazë të nenit 36 paragrafi 3 i Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për datën 02 dhjetor 2022 (e premte) nga ora 18:00. Diskutim lidhur me mbarëvajtjen e punës në gjykata pas vendimit të KGJK-së për shërbimet esenciale (e mbyllur)”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se gjykatat ishin duke funksionuar me staf esencial, pas vendimit të Qeverisë, për uljen e pagave, por ky vendim tashmë është pezulluar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.