KGJK cakton mbledhjen e radhës, pritet shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar mbledhjen e radhës për të premten më 7 gusht 2026, në të cilën në rend dite është edhe shqyrtimi i kërkesës së Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe i njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve.
Në rend dite janë gjithsej 16 pika, ndërkaq shqyrtimi i tërheqjes së dorëheqjeve është në pikën e nëntë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në mbledhjen e kaluar më 24 korrik dështoi të trajtohet kjo pikë e rendit të ditës, pasi mbledhja dështoi në mungesë kuorumi.
Kujtojmë se u.d Presidentja Albulena Haxhiu përmes një letre të dërguar më 19 qershor 2026 tek kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, kishte kërkuar që Këshilli t’i japë epilog çështjes së dorëheqjeve të ofruara nga gjyqtarët dhe stafi mbështetës i komunitetit serb brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.
Herën e fundit kishte dështuar mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), në të cilën ishte paraparë të merrej vendim për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.