KFOR sërish: Hapja e Urës së Ibrit në kuadër të dialogut në Bruksel - NACIONALE

KFOR sërish: Hapja e Urës së Ibrit në kuadër të dialogut në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, sërish i ka qëndruar shabllonit të kahershëm të tyre që hapja e Urës së Ibrit, duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Qëndrimi ynë për këtë çështje ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Kurrë nuk do të spekulojmë për ndonjë skenar hipotetik”, ka thënë KFOR-i për “kohën ditore”.

Nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë që buron nga OKB-ja”, thuhet tutje në përgjigjen e KFOR-it.

Lajme të ngjashme