KFOR-i ndihmon për shuarjen e zjarreve, hodhën mbi 43 mijë litra ujë nga qielli - NACIONALE

KFOR-i ndihmon për shuarjen e zjarreve, hodhën mbi 43 mijë litra ujë nga qielli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në bashkëpunim me trupat amerikane të aviacionit të vendosur në Komandën Rajonale-Lindje, po vijon ndihmën për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të ndryshme të vendit.

“Gjatë dy orëve të operimit, ekipet ajrore realizuan gjithsej 18 hedhje, duke transportuar mbi 43.500 litra ujë në rajonet e përfshira nga zjarret”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. Më tej theksohet se kjo ndërhyrje dëshmon gatishmërinë e menjëhershme dhe angazhimin e fortë të misionit të NATO-s për mbështetjen e institucioneve lokale dhe mbrojtjen e civilëve në kohë krizash.

Ndërkohë, edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka konfirmuar përkeqësimin e situatës në terren.

Zonat më të goditura janë fshatrat Siqevë dhe Resnikë në Komunën e Klinës, ku situata paraqitet veçanërisht e rënduar.

Lajme të ngjashme