KFOR dhuron pajisje për zjarrfikje për stacionin e zjarrfikësve në Klinë - NACIONALE

KFOR dhuron pajisje për zjarrfikje për stacionin e zjarrfikësve në Klinë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ushtarët nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), të vendosur në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) dhe pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim për stacionin e zjarrfikësve të Komunës së Klinës.

Sipas KFOR-it, ky donacion forcon aftësitë operacionale të njësisë dhe rrit kapacitetin e saj për t’u përgjigjur në mënyrë më efektive ndaj emergjencave nga zjarri dhe situatave të tjera të shpëtimit.

“Iniciativa të tilla nxjerrin në pah angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me partnerët vendas për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë transparente dhe të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Lajme të ngjashme