“Kfillnu”, Krasniqi: NATO nuk është peng i askujt, Kurti e ka gabim
Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se sigurua e Kosovës është në duart e NATO-s.
Ai ka treguar se nëse kryeministri Albin Kurti pretendimet se NATO është peng e lojëra të tij në veri, e ka gabim.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se NATO nuk është peng i askujt.
“SIGURIA E KOSOVËS ËSHTË NË DUART E NATO-s, NATO NUK ËSHTË PENG I ASKUJT/ Me dhjetëra herë ka shkruar se nuk mund të ketë zgjidhje policore në veriun e Kosovës. Atje mund të ketë vetëm zgjidhje me proces politik dhe me marrëveshje politike, natyrisht të ndërmjetësuar e të garantuar nga faktorët ndërkombëtar. Në këtë sfond, siguria e Kosovës, në raport e Serbinë, është në mandatin e KFOR-it, jo të qeverisë së Kosovës. Po të ishte në kompetencë të qeverisë së Kosovës e tërë siguria, do të rikthehej menjëherë konflikti i armatosur me Serbinë. Pra, NATO e ka në dorë sigurinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Sipas tij, nëse siguria do të ishte në duart e institucioneve vendore, konflikti do të ishte i pashmangshëm.
“Nëse siguria konsiderohet vetëm si kompetencë e qeverisë, ajo 100% shpie drejt konfliktit të armatosur me serbët e Kosovës dhe me Serbinë. Në instancë të fundit, shpie në konflikt edhe me vetë NATO-n, për kompetenca. Nga ana tjetër, nëse qeveria Kurti kujton se KFOR (NATO) është peng i lojërave të saj, e ka gabim. NATO nuk është peng i askujt. Nëse gjendet të situatë që të kundërpërgjigjet, ajo e bën pa hezitim. Mjafton të kujtojmë reagimin kundër protestuesve shqiptarë në trazirat e marsit 2004. Kfillnu!”, ka shkruar Krasniqi.