“Këto janë pasaporta të Zajednicës”: Mehmetaj reagon pasi BE hoqi vizat për pasaportat ilegale serbe
Gazetari Lirim Mehmetja, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian ka njohur pasaportat e lëshuara nga Serbia për serbet e Kosovës, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.
Ai në llogarinë e tij në “Facebook”, i ka quajtur këto pasaporta, pasaportat e Zajednicës dhe me këto pasaporta serbet në Kosovë mund të udhëtojnë pa viza.
Ndërsa thotë se ky është skandal që BE-ja po i njeh status të veçantë serbeve në Kosovë.
“Nga sot, Bashkimi Evropian i njeh dhe mundëson udhëtimin pa viza me këto pasaporta. Ky është skandali më i madh që i ka ndodhur Kosovës prejse ka filluar bisedimet me Serbinë. Praktikisht, BE po iu njeh status të veçantë serbëve të Kosovës. Skandal, skandal, skandal...”, shkruan Mehmetaj.
Postimi i plotë:
Sot Bashkimi Evropian ka vendosur që t’i njoh pasaportat që Serbia i lëshon ilegalisht për serbët e Kosovës, ku Kosova trajtohet si pjesë e Serbisë. Praktikisht, këto janë pasaportat e Zajednicës.
Nga sot, Bashkimi Evropian i njeh dhe mundëson udhëtimin pa viza me këto pasaporta.
Ky është skandali më i madh që i ka ndodhur Kosovës prejse ka filluar bisedimet me Serbinë. Praktikisht, BE po iu njeh status të veçantë serbëve të Kosovës. Skandal, skandal, skandal...