Këto janë ngjarjet për ditën e sotme - NACIONALE

Këto janë ngjarjet për ditën e sotme

1 javë më parë

nga NACIONALE

  • 09:30

Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban konferencë ndërkombëtare me temën ‘’Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’’. Merr pjesë ministri Xhelal Sveçla. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

  • 10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin 6 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcës së Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), publikon raporti me titull “Regresi i drejtësisë civile”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti miraton Raportit të punës së komisionit për sesionin pranveror dhe shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të pavarur, për Zyrën Kombëtare të Auditimit, për vitin 2021 dhe raportin e auditimi për ShSKUK dhe MSh për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

  • 12:00

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve. ​(Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Tiranë)

  • 13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim miraton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror dhe shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 13:00

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, mbanë konferencë për media në lidhje me përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve. (Hotel “Emerald”)

Lajme të ngjashme