Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot
Kuvendi është në pushim. Si rezultat, edhe ngjarjet e ditës janë në numër shumë më të vogël.
Për ditën e sotme janë të raportuara katër ngjarje, prej të cilave tru ndërlidhen me Festivalin e Rrushit “Hardh Fest” në Rahovec.
Ngjarjet:
10:00
Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest. (N’Konak të Rahovecit, tek shtëpia e verës)
10:00
Në kuadër të Hardh Fest mbahet Hard Talk me temë “Brendimi i një vendi me potencial turistik dhe trashëgimia kulturore”. (Kuvendi Komunal, Rahovec)
12:45
Hapet Panairi i rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë. (Rahovec)
Bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit FERFILM, edicioni i 10-të. (Salla e teatrit “Adriana”, në Ferizaj, ora 20:00)