Këto janë mesazhet që protestuesit ia lanë para derës ministres Rizvanolli
Qytetarët që protestuan kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike të shtunën, lanë disa mesazhe për ministren në detyrë, Artane Rizvanolli.
Ali Sefaj një nga organizatorët, qysh në fillim të protestës tha se do t’i lënë disa parulla para objektit, transmeton Nacionale.
“Vazhdojmë te ministria e Ekonomisë, aty znj.ministre le që nuk ka pasë gatishmëri t’i dëgjojë kërkesat tona, por fatkeqësisht ajo edhe ka përdorur fjalë që s’do të duhej për qytetarët dhe ata që nuk pajtohen me këtë propozim.
Nga këtu, të nisem te ministria e Ekonomisë, do t’i lëmë të gjitha parullat, komentetet, adresimet që kemi pasë, e ata kur të kthehen të hënën t’i marrin parasysh kërkesat tona, ose protestat do të masivizohen” – tha ai.
Ndërkohë, fotografi i Nacionales, Visar Kadrolli ka fotografuar parullat e lëna para objektit të Ministrisë së Ekonomisë.
Në to, shkruan:
“Asnjë cent ma shumë”
“Qytetarët nuk janë bankomat”
“Nuk paguajmë për dështimet tuaja”
“Nuk shlyhet padrejtësia me kilovat”
“Jo rritjes së çmimit të rryëms”
