Këto janë çmimet maksimale të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë edhe sot i ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1,73 euro për litër, ndërsa 1,42 euro për litër të benzinës.
Çmimi për një litër gaz aktualisht është 0,72 euro.
MINT-ja tregon se këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme gjatë 24 orëve të ardhshme.