Këtë vit asnjë rast i braktisjes së fëmijëve në SOS fshatra - NACIONALE

Këtë vit asnjë rast i braktisjes së fëmijëve në SOS fshatra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

SOS Fshatrat e Fëmijëve gjatë këtij viti nuk ka pasur raste të reja të pranimit, ka thënë udhëheqësi i Kujdesit Alternativ në SOS Fshatrat e Kosovës, Besnik Peci.

Sipas Pecit, në disa vende të Kosovës, po tentohet që të parandalohet braktisja e 700 fëmijëve, pasi që janë në rrezik që të mbesin pa përkujdesje.

“Në SOS Fshatrat e Fëmijëve e Kosovës aktualisht i kemi 34 fëmijë, në të cilat janë të vendosura tetë SOS familje, në të cilat ne i kemi krijuar dhe i kemi dizajnuar dhe i kemi përgatitur që ata me u rrit dhe të zhvillohen. Ndërsa, i kemi edhe 12 fëmijë të cilët aktualisht që janë pjesë e programit gjysmë-pavarësimit. Këto janë shifra aktuale, ndërsa qysh nga viti 2022 ne i kemi pasur 41 fëmijë të cilët kanë përfituar prej kujdesit afatgjatë dhe 15 fëmijë që janë pjesë e programit gjysmëpavarësimit”, tha Peci për KosovaPress.

Vetëm gjatë vitit 2022, Policia e Kosovës ka evidentuar 70 raste të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

Peci tregon se janë edhe me qindra raste të reja qe po mbështeten me qëllim që të parandalohet braktisja ku dhe kjo mbështetje ka dhënë rezultate, pasi që deri më tani përmes programit ‘’nëna dhe Foshnja’’, kanë arritur që të iu ofrojnë shërbime dhe t’i strehojnë 5mijë fëmije më nenat e tyre.

Lajme të ngjashme