Këtë shkrim Shkëlzen Gashi ua ndaloi mediave ta publikojnë - NACIONALE

Këtë shkrim Shkëlzen Gashi ua ndaloi mediave ta publikojnë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Mediat nuk i do fare.

Për t’ua mohuar edhe vetë emrin si të tilla i vendos në thonjëza (“,”), ose i quan “hibride”.

Kësisoji, ai një shkrim të vetin, të botuar me privatësi “Publike” në profilin e tij në Facebook, ai ndaloi “rreptësisht publikimin”.

Shkëlzen Gashi, ish-Këshilltar i Albin Kurtit, dhe opinionist e ka gjetur vetun të indinjuar me pjesëmarrjen e ish-shefit të vet në përvjetorin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve.

Këtë shkrim “të ndaluar për publikim” me privatësi “Publike” në Facebook, po e ndajmë me lexuesit.

Postimi i Shkëlzen Gashit.

e paske kënaqë krejt.

akademia s'është institucion sipëror dhe aty s'ka kurrfarë mendimi.

një prej punëve të para të qeverisë që e drejton është dashtë me qenë mbyllja e këtij institucioni kot.

le që s'e ke mbyllë këtë zibidi institucion qe pesë vjet, por edhe ke vazhdu me ia dhanë, njëjtë si paraardhësit e tu, nga 1.5 milionë € në vit. edhe një herë: 1.5 milionë € në vit.

ky është krim i dyfishtë:

së pari, sepse, njëjtë sikur paraardhësit tu, i ke gjujtë në bërllog nga 1.5 milionë € në vit;

së dyti, sepse i ke gjujtë në bërllog nga 1.5 milionë € në vit të qytetarëve të vendit më të varfër në europë.

në fakt, qenka krim trefishtë sepse sot edhe i paske përgëzu për përvjetor.

p.s.

ndalohet rreptësisht publikimi i postimeve të mia nga 'mediat'.

Lajme të ngjashme