Këta janë kandidatët për anëtarë bordi në RTK që u dërguan për votim në Kuvend
Komisioni i Kuvendit ka vlerësuar kandidatët për anëtar të bordit në RTK.
Betimi për Drejtësi ka publikuar emrat e kandidatëve që do të dërgohen për votim në Kuvend.
Kandidatët shqiptarë që do të paraqiten për votim në seancë plenare janë: Arbërore Riza, Gëzim Brahaj, Valmire Thaqi, Fatos Mustafa, Lulzim Beqiri, Flokart Aliu, Fatmir Podrimaj, Ilirjan Himaj, Xheraldina Çernobregu, Anita Toçi, Avni Zuka, Njomza Beqiri Novosella.
Ndërsa kandidatët nga radhët e komunitetit serb: Vidosav Kostovic dhe Ivana Milic. Kurse, nga komunitetet tjera joshumicë: Anesa Colakovic dhe Aldin Sabani.