Kështu duket vendi ku Prokuroria pezulloi numërimin e votave në Mitrovicë - NACIONALE

Kështu duket vendi ku Prokuroria pezulloi numërimin e votave në Mitrovicë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Dyert e Qendrës Komunale të Numërimit (QKN) në komunën e Mitrovicës janë mbyllur të martën, pas vendimit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, e cila në mesnatë ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të procesit të numërimit të fletëvotimeve.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë pas raportimeve për pretendime të mundshme për manipulim me fletëvotime dhe pas konstatuarjes së disa numrave serikë të ndryshëm në to.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se procesi do të mbetet i pezulluar derisa të merret një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletëvotimet, për të sqaruar nëse bëhet fjalë për gabim teknik apo manipulim të qëllimshëm.

“Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsye, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme