Këshilltari special i DASH-it i kërkoi Kurtit shtyrjen e gjobave për targat - NACIONALE

Këshilltari special i DASH-it i kërkoi Kurtit shtyrjen e gjobave për targat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari special në Departmentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka treguar se kryeministrit Albin Kurti i ka kërkuar shtyrjen e vendimit për gjobitjen për tragat.

Chollet në Twitter ka thënë se me Kurtin ka biseduar edhe për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës dhe për dialogun.

Ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë, rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Në anën tjetëe, kryeministri Kurti në një shkrim në Twitter, ka thënë se me zyrtarin amerikan kanë biseduar për nevojën e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, me qendër në njohjen reciproke.

Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar të premten Kurti.

Lajme të ngjashme