Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump: Amerika do t'i mbajë aleatët afër - NACIONALE

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump: Amerika do t'i mbajë aleatët afër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Republikuani i Floridës, Mike Waltz, tha se është “thellësisht i nderuar” që Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i besoi atij të shërbejë si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare dhe shtoi se Amerika do “i mbajë aleatët afër” dhe nuk do të tërhiqet nga përballja me kundërshtarët.

“Se bashku me Presidentin Trump dhe ekipin e tij, ne do të përballemi me sfidat në zhvillim të botës së sotme dhe do të qëndrojmë fort kundër atyre që do të dëmtonin mënyrën tonë të jetesës. Kombi ynë meriton asgjë më pak se një udhëheqje të guximshme dhe të palëkundur, dhe kjo është ajo që ai do të sjellë,” tha Waltz në një postim në X.

“Amerika do të mbajë aleatët afër, nuk do të friksohemi të përballemi me kundërshtarët tanë dhe do të investojmë në teknologjitë që mbajnë vendin tonë të fortë.”

Lajme të ngjashme