Këshilltari për Integrime Evropiane: Momentumi për liberalizimin e vizave është i mirë
Këshilltari për Integrime Evropiane, Mehdi Sejdiu ka folur rreth mundësisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, çështje e cila e për herë të parë është në Këshillin Evropian, ku janë vendet anëtare.
Sejdiu tha se për të ardhur deri të agjenda, është bërë shumë punë, edhe pse konfirmimi i vizave me 95 kritere, ka ndodhur në vitin 2018 nga Komisioni Evropian dhe është votuar nga Parlamenti Evropian/ Megjithatë, ai tha se ka pasur shumë vende skeptike të cilat kanë qenë kundër futjes në agjendë të liberalizimit të vizave, prandaj edhe ka pasur ngecje për katër vite.
Sidoqoftë, ai tha se ne ende nuk dihet se si do të votohet.
“Ne mund të befasohemi për të mirë dhe për të keq, por momentumi është i mirë”, tha Sejdiu në RTK.
