Këshilltari i Pecit e asamblisti në Prizren, e parkon veturën midis gjelbërimit në oborrin e komunës
Petrit Hoxhaj është asamblist i Vetëvendosjes në Prizren, anëtar i Listës Guxo e këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
E gjithë këto pozicione, duket se ia kanë dhënë pushtetin Hoxhajt që të mos i bëj përshtypje as hapësirat e gjelbëruara.
Gazeta Nacionale ka siguruar fotografi ku shihet vetura e Petrit Hoxhajt e parkuar në oborrin e komunës së Prizrenit, dhe midis hapësirës së gjelbëruar.
Hoxhaj në Facebook ka fotografi edhe me deputetin Haxhi Avdyli, e zyrtarë të Listës Guxo.
Madje, edhe me shefin e tij në Ministrinë e Bujqësisë, Faton Pecin.
Pamjet:

