Këshilltari i Kurtit s`i ndal fyerjet ndaj Talat Xhaferit, e quan gënjeshtar kryeministrin shqiptar
Këshilltari i kryeministri Albin Kurti, Bekim Qoku, nuk i ka ndalur fyerjet ndaj kryeministrit të parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Ai e ka quajtur Xheferin gënjeshtar.
Në profilin e tij në “Facebook”, Qoku ka shkruar se Xhaferi po gënjen kur po flet për arsyet e shkarkimit të dy ministrave shqiptar, të cilët kanë qenë të subjektit politik Aleanca Shqiptare.
Sipas tij, kryeministri i Maqedonisë nuk i njeh rregullat e demokracisë liberale shumëpartiake.
“Kryeministri i parë simbolik Talat Xhaferi gënjen ose nuk i njeh rregullat e demokracisë liberale shumëpartiake, kur pohon se arsyeja përse ai shkarkoi dy ministrat e ASH-së është sepse se ata paskan deklaruar se do të veprojnë në opozitë. E para, me këtë arsyetim ai duhet ta shkarkojë edhe ministrit e tretë, sepse edhe ai ka deklaruar do të veprojë në opozitë. Të dalësh vetë në zgjedhje, do të thotë se del në opozitë ndaj partive tjera”, ka shkruar Xhaferi, duk dhënë detaje tjera.
“E dyta, është praktikë në demokracitë pluraliste që një parti e caktuar që është pjesë e koalicionit qeverisës, deklaron shumë herët se në zgjedhjet e radhës do jetë pjesë e një koalicioni tjetër. Janë dy mandate të ndara. Në aktualin mund të jesh me një parti në koalicion, në mandatin tjetër mund të jesh me tjetrën”, ka shkruar Qoku, i cili do të jetë pjesë e listës zgjedhore të opozitës shqiptare në zgjedhjet në Maqedoni.