Këshilltari i Kurtit për deklaratën e Klinakut: Ajo nuk e përfaqëson luftëtarin e UÇK-së e as veteranin e luftës - NACIONALE

Këshilltari i Kurtit për deklaratën e Klinakut: Ajo nuk e përfaqëson luftëtarin e UÇK-së e as veteranin e luftës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aziz Bici, këshilltari i Kryeministrit, Albin Kurti për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke thënë se gjuha e tij është e papranueshme.

Bici ka theksuar se deklarata e Klinakut është “e papërgjegjshme, e padinjitetshme, dhe jokombëtare, për dikë që flet ose përfaqëson veteranët e luftës”.

Kjo gjuhë është e papranueshme për këdo. Veçanërisht e papërgjegjshme, e padinjitetshme, dhe jokombëtare, për dikë që flet ose përfaqëson veteranët e luftës. Kryeministri i Republikës është kryeministër i të gjithëve. Është i Republikës për të cilën kemi luftuar. Nuk duhet të pajtohemi për asnjë moment, as si shoqëri e as si veteranë të luftës, që me aq lehtësi të flitet për sulme, kërcënime dhe vrasje të kryeministrit të vendit tonë. Nga gjuha e tilla duhet të distancohen të gjithë. Ajo nuk e përfaqëson luftëtarin e UÇK-së e as veteranin e luftës. Luftëtari i UÇK-së ka mbrojtur dhe luftuar për vendin. Ai nuk kërcënon, nuk sulmon e as nuk vret. Gjeneratat e reja nuk duhet ta krijojnë përshtypjen se kush ishte UÇK-ja përmes gjuhës dhe deklaratave të këtilla iracionale.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndërkaq, Klinaku është intervistuar nga Prokuroria për deklartën e tij për kryeministrin Kurti.

Statusi:

Lajme të ngjashme