Këshilltari i Kurtit: I bllokuar në Serbi është edhe zv.drejtori i Policisë, të gjithë po mbahen peng - NACIONALE

Këshilltari i Kurtit: I bllokuar në Serbi është edhe zv.drejtori i Policisë, të gjithë po mbahen peng

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ka reaguar pas ndalimit të disa autobusëve me rreth 300 kosovarë në pikat kufitare të Serbisë, duke thënë se kjo është shkelje flagrante e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.

Zulfaj e ka quajtur “Putin i vogël” presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe që sipas tij, ai nuk po mund të përballojë suksesin e Kosovës në Këshillin e Evropës/

Ai ka konfirmuar se në mes të ndaluarave është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, Dejan Jankoviq.

Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim. Kjo është një shkelje e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, MPJ ka njoftuar shtetet e QUINT-it dhe BE-në për ndalimin e udhëtarëve në pikat kufitare serbe.

Lajme të ngjashme