Këshilltari i Kurtit fyen Vlora Çitakun: U paska hyp mbrapsht skijave - zëdhënëse e Vuçiqit - NACIONALE

Këshilltari i Kurtit fyen Vlora Çitakun: U paska hyp mbrapsht skijave - zëdhënëse e Vuçiqit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka fyer ish-ambasadoren e Kosovës, tani nënkryetare e PDK-së, Vlora Çitaku.

Feraj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Çitaku ka rrëshqitur, siç pretendon ai, në pozicionin e dëshiruar nga Serbia.

"Ideologu i VV-së" ka shkuar edhe më tutje me fyerje ndaj Çitakut, duke e quajtur atë "zëdhënëse të Vuçiqit".

"Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia: Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse", ka thënë ai.

Postimi i plotë i Ferajt në Facebook:

Vlora Çitaku u paska hyp mbrapsht skijave dhe paska rrëshqitur keq në pozicionin e dëshiruar politikisht nga Serbia:

Sot i paska dhënë zë pothuajse gjithë shtypit të Vuçiqit kundër meje. Me sa duket e paskan pranuar për zëdhënëse.

Nënkryetarja e PDK-së e paska quajtur budallëk të pakufi pse kam thënë se Kurti (Kosova) e ka mbështetjen e NATO-s në rast agresioni të Serbisë kundër Kosvës.

Dhe Serbisë i paska pëlqyer shumë ideja e Çitakut se leximi i tillë i flamurit të NATO-s prapa Albinit në takimin me Stolenbergun është budallëk i pakufishëm! Jo pse Vuçiqi dhe Serbia nuk e dinë, por se zëri i Çitakut është violinë për veshët e tyre. Ndaj sot ia paskan luajtur gati të gjithë, por ilustrimin po jap vetëm me "Politika" e Beogradit:

Lajme të ngjashme