Këshilltari i Kurtit e lidh rritjen e të ardhurave tatimore me qeverisjen e mirë: Është rezultat i besimit - NACIONALE

Këshilltari i Kurtit e lidh rritjen e të ardhurave tatimore me qeverisjen e mirë: Është rezultat i besimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Luan Dalipi, shef i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar rritjen e atë ardhurave mesatare mujore tatimore.

Sipas tij, ky rezultat lidhet drejtpërdrejt me besimin në rritje nga sektori privat në atë publik. Për më shumë, në interpetimin e tij, Dalipi e ka lidhur këtë temë me qeverisjen efektive dhe përpjekjet e Qeverisë Kurti për të reduktuar informalitetin.

“Rritja 30%+ e të ardhurave mesatare mujore tatimore është rezultat i drejtpërdrejtë i besimit në rritje nga sektori privat në atë publik/qeverisje (tabela e bashkëngjitur). Ky besim vjen falë qeverisjes efektive dhe përpjekjeve për të reduktuar informalitetin.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme