Këshilltari i Konjufcës iu del kundër atyre që kërkojnë sheriatin, merr shembullin e “shpifjes për k******” - NACIONALE

Këshilltari i Konjufcës iu del kundër atyre që kërkojnë sheriatin, merr shembullin e “shpifjes për k******”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i Kryekuvendarit Konjufca, Drilon Gashi, ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes maksimal sa i përket shpifjeve që i bëjnë ndaj njëri-tjetrit, dhe për këtë çështje ka marrë një shembull interesant.

Gashi tregon se sipas ligjit të sheriatit, shpifja për k***** (kujdes, termi është shumë pezhorativ) dënohet me 80 kamxhik, ndërsa ajo pa k*****deri më 39 kamxhik sipas Ebu Hanifes dhe Muhamed bin Hasen Shejbanit, ndërsa me 75 sipas Ebu Jusufit.

Ish hoxha ka thënë që personat të cilët janë pro sheriatit do ta kishin zbatuar një ligj të tillë, atëherë (sic) “grindjet mes palëve myslimane në konflikt dhe kundër atyre që shpifin të tjerët me lloj-lloj nofke dhe fyerje të qortueshme, jam i sigurt që vetëm pak prej tyre do të kurseheshin nga ky dënim. Zoti na ruajt!”

Gashi ka thënë se ka një mungesë të edukimit në shkollat e Kosovës, derisa përmend sharjet dhe fyrjet mes tyre.

“Vendi ynë po mundohet të promovojë një shoqëri tolerante dhe demokratike dhe për këtë shkak kërkon respektimin e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe promovon lirinë e shprehjes, por njëkohësisht parandalon dhe sanksionon me ligje moderne civile të veçanta gjuhën e shpifjes, ofendimit dhe fyerjeve.

Prandaj këshilloj vetën dhe të tjerët që të kemi kujdes maksimal në këtë drejtim.” - ka thënë z. Gashi.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Lajme të ngjashme