Këshilltari i Haxhiut: Ka rezistencë në KGjK e KPK për bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se Reforma në Drejtësi ka ngecur për shkak të mungesës së bashkëpunimit me Këshillin Gjyqësor e atë Prokurorial
Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Genc Nimoni, këshilltar i ministres Albulena Haxhiu, ka thënë se “ka rezistencë” nga KGJK e KPK për bashkëpunim me këtë institucion.
“Ministria e Drejtësisë, qysh se nga fillimi kur ka filluar reformën ka has në një lloj rezistence nga akterët e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, përkundër kësaj Ministria e Drejtësisë ka vazhduar me i konsideru partnerë serioz në nismat në të cilat do duhej të ekzistonte bashkëpunimi institucional qysh nga fillimi ne kemi vazhduar me i konsideru dhe me i ftu me qenë pjesë qoftë e takimeve të veçanta por qoftë edhe takime punuese të përbashkëta që janë më të gjëra dhe ka disa nisma që janë finalizuar në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial.” – ka thënë ai.
Tutje, sipas tij, mungesa e madhe e bashkëpunimit është më shumë me Këshillin Prokurorial.
“Nuk gjejmë realisht gjuhën e përbashkët apo më mirë më thënë kemi divergjencat tona dhe si Ministri e Drejtësisë ne vazhdojmë më i konsideru si partnerë në kuptimin e bashkëpunimit institucional dhe në këtë rast unë lirisht mundem me thënë se bashkëpunimi jonë është shumë konstruktiv, shumë profesional dhe gjithmonë e gjejmë këtë të Ministria e Drejtësisë, dhe në anën tjetër me iu thënë të drejtën edhe ka raste edhe kur mungon ky bashkëpunim apo kjo qasje konstruktive jo aq më Këshillin Gjyqësor sa me Këshillin Prokurorial dorën në zemër ne e kishim nënshkruar një deklaratë të përbashkët të zotimeve vitin që shkoj dhe tashmë jemi në këtë proces të përbashkët të deklaratës e përderisa me Këshillin Gjyqësor kemi një bashkëpunim shumë të mirë në këtë aspekt, ky bashkëpunim nuk është edhe me Këshillin Prokurorial.” – citohet se ka thënë ai tutje.
Sipas tij, KGJK e KPK, i kanë “disa mendime ndryshe”:
“I kanë edhe disa si të themi ashtu mendime ndryshe, nuk i bashkohen deklaratës së zotimit, kanë dërguar edhe letra të tilla, sidoqoftë ne jemi duke shkuar sipas planit të punës që e kemi dakordu në fillim bashkë me Këshillin Gjyqësor Këshillin Prokurorial dhe në bazë të këtij plani të punës ne planifikojmë që tash në qershor korrik të finalizojmë nismat që rrjedhin nga kjo deklaratë e përbashkët e zotimeve edhe që janë diku 6 projekt akte normative dhe këtë jemi duke e bërë në bashkëpunim me gjithë akterët në bashkëpunim me shoqërinë civile në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar me ekspertë tjerë me Këshillin Gjyqësor ndonëse kemi disa divergjenca edhe me Këshillin Prokurorial por me ta kemi më shumë divergjenca, flas në atë kuptimin që të Ministria e Drejtësisë vazhdojnë më e pas edhe qasjen edhe bashkëpunimin profesional kur kanë synime për reformën që është në interes të sistemit, mirëpo kur kanë interesime tjera natyrisht që ne nuk jemi pjesë e saj dhe ne vazhdojmë ashtu siç kemi dakordu me planin tonë të punës”.