Këshilltari i Departamentit të Shtetit tregon se çka diskutoi me presidenten Osmani
Chollet Derek, këshilltar i Departamentit të Shtetit, ka treguar për takimin të cilin e ka mbajtur, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Derek ka thënë se gjatë këtij takimi, është diskutuar partneriteti i qëndrueshëm, rruga e Kosovës drejt integrimit euroatlanitik përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Për të diskutuar partneritetin tonë të qëndrueshëm, rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetjen e Kosovës për afganët, Ukrainën”, ka shkruar Derek në Twitter.
Presidentja Osmani po qëndron në New York, ku po takohet me zyrtarë të lartë amerikanë.
Good meeting today with Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS to discuss our enduring partnership, Kosovo’s path to Euro-Atlantic integration via the EU-facilitated Dialogue, and Kosovo's support for Afghans, Ukraine, and #SummitforDemocracy. pic.twitter.com/XV0xAqxRv7
— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 21, 2022