Këshilltarët e Scholz dhe Macron zbarkojnë në Prishtinë këtë javë
Dy këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës, të cilët janë angazhuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron për t’i ndihmuar të dërguarit të posaçëm të BE-së, në dialogun Kosovë Serbi, do të vijnë në Kosovë të premten, me 9 shtator.
Lajmi është konfirmuar nga BE, për REL-in.
“Qëllimi i vizitës është të ekspolorohen opsionet për përarimin në dialog. Gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”, ka thënë zëdhënsi i BE-së, Peter Stano.